VMRO-DPMNE me marsh protestues në Shkup

Partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE sot në në ora 19:00 nga sheshi “OBRM” do të fillojë me marshin protestues për të përfunduar para Qeverisë së Republikën e Maqedonisë.
Nga VMRO-DPMNE thonë se protestojnë për ajrin e papastër, ekonominë e dobët dhe për migrimin që po ndodh si asnjëherë më parë, njofton Telegrafi Maqedoni.

Marketing

“Qeveria nuk ofron kushte për jetë. As kushtet elementare siç janë ajri i pastër dhe mjedisi jetësor nuk janë plotësuar, premtuan ajër të pastër menjëherë, dhe dy vite më pastaj, qytetarët i mbushin spitalet si pasojë e problemeve me zemër dhe me mushkëri si pasojë ajrit të ndotur që është mbi të lejuarën”, kumtojnë nga VMRO-DPMNE .

Republika e Maqedonisë, sipas tyre, është zi dhe këtë e ndjen secili qytetar pa dallim të përkatësisë fetare, etnike, politike dhe pikërisht për këtë, VMRO-DPMNE , thonë nga kjo parti, ju bën thirrje të gjithë qytetarëve të marrin pjesë në marshin protestues sot nga ora 18:99 nga sheshi “OBRM” për të përfunduar para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.

Marketing