VMRO-DPMNE: MPB dha pasaporta edhe për mafian italiane

VMRO-DPMNE akuzon se Valid Isa Hmais, që konsiderohet pastruesi kryesor i parave nga tregtia e kokainës për mafian italiane të drogës, më 09 janar 2019 në Shkup , me procedurë të rregullt, mori pasaportë maqedonase me identitet të vjedhur të një maqedonasi nga Korça, Vurmo Taqo, i lindur në 1965. Ai përdori atë pasaportë dy herë në janar 2019 dhe u largua për në Turqi përmes Aeroportit Petrovec akuzojnë nga VMRO.

Marketing

“Maqedonia u bë Kolumbia e Ballkanit. Kjo çështje nuk duhet të përfundojë vetëm me përgjegjësinë e zyrtarëve. Personat përgjegjës në Ministrinë e Brendshme dhe Qeverinë duhet të kishin dijeni për çështjen “Mafia”. Pse nuk ka urdhër arresti për këta njerëz që morën pasaportë të ligjshme maqedonase me identitet të rremë? Pse Ministria e Brendshme nuk heton nëse ata kanë hapur llogari bankare? Pse, edhe pas insistimit të shërbimeve partnere të sigurisë, Spasovski dhe Ministria e Brendshme nuk morën asgjë për të sanksionuar këtë skandal? Këta mafiozë paguanin para për të marrë pasaportat, ku përfunduan ato para? Një gjë është e qartë, mafia dhe qeveria ishin dhe janë e njëjta gjë. Dhe prandaj duhet të ketë përgjegjësi.”. tha Vllado Misajllovski nga VMRO-DPMNE.

Marketing