VMRO-DPMNE ngre dy padi penale: Shekerinska publikoi informata të klasifikuara

Anëtari i Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së Dragan Kovaçki, ka ngritur 2 padi penale kundër Ministres së Mbrojtjes, për shkak të dyshimit se Shekerinska, siç thotë Kovaçki, rrezikoi sigurinë por edhe shtetin duke publikuar informacione nga dokumentet e klasifikuara. Ata kërkojnë fillimin e procedurave ligjore dhe dorëheqjen e Shekerinskës.
“Kjo është hera e parë në historinë e Maqedonisë moderne, që Ministrja aktuale e Mbrojtjes, në një mënyrë kaq të paligjshme dhe jashtëzakonisht joprofesionale, të keqpërdorë pozitën e tij dhe të përdorë përmbajtjet nga dokumentet e klasifikuara ekskluzivisht në promovimin personal dhe partiak. Shekerinska rrezikon sigurinë, por edhe shtetin në tërësi duke publikuar informacione që janë jetike për mbrojtjen. Ne konsiderojmë se një qëndrim i tillë i vazhdueshëm ilegal ndaj informacioneve të klasifikuar nga Ministrja aktuale e Mbrojtjes, që paguhet dhe është e detyruar me ligj të ruajë dhe mbrojë informacionet e klasifikuara, është i papranueshëm dhe kërkojmë nga Prokuroria Publike që menjëherë të veprojë në bazë të kompetencave ligjore dhe të fillojë procedurën para një gjykate kompetente.”, tha Dragan Kovaçki, anëtar i komitetit ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së.
Marketing