VMRO-DPMNE ngrit padi kundër Shilegovit

Grupi i këshilltarëve të VMRO-DPMNE-së në Qytetin e Shkupit ngriti padi kundër kryetarit të Shkupit, Petre Shilegov, për mënyrën e mbledhjes dhe shpenzimit të parave nga sponsorët anonimë.

Marketing

Kërkesa u paraqit pranë Entit Shtetëror për Auditim, Komisionit Kundër Korrupsionit dhe Policisë Financiare.

“Për Shilegovin, dhurimi prej 100 mijë eurosh për performancën disa orëshe të Dino Merlin është anonim, dhurimi për lëndinën më të shtrenjtë që kushton 530 mijë euro për qytetarët e Shkupit është anonim, sponsorët që ndërtojnë stacionin e qenve Lajka janë gjithashtu anonimë. Nuk janë anonim vetëm fyerjet dhe paaftësia e Petre Shilegovit. Megjithë parashtrimit të pyetjeve të vazhdueshme për Petre Shilegovin, ne ende nuk kemi marr asnjë përgjigje përveç që ato janë anonime”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Marketing