VMRO–DPMNE: Nikollovski, i përfshirë në nepotizëm

VMRO–DPMNE hedh dyshime ndaj zëvendëskryeministrit për luftimin e korrupsionit, Ljupço Nikollovski, për punësim të xhaxhait dhe kushëririt të tij me paga të majme si administratorë në Agjencinë e Navigacionit.

Marketing

Partia e Mickovski fton Nikollovskin të japë llogari dhe të bëhet shembull për luftimin e nepotizmit dhe korrupsionit, ndërkohë ftuan Komisionin Anti-korrupsion të hetojë rastin dhe të shfuqizojë ministrinë të drejtuar nga Nikollovski.

“Në kohën kur 55 mijë punëtorë kanë mbetur pa punë dhe rroga, ministrat e Zoran Zaevit i punësojnë familjarët e tyre në administratë shtetërore për pagë prej 100 mijë denarëve. Punësimet janë bërë pa arsim përkatës me trysni dhe janë ndërtuar edhe anëtarë të komisionit për punësim. Nikollovski të përgjigjet a ka keqpërdorur pozicionin e tij më herët por dhe tani dhe a do të jep dorëheqje për t’u bërë shembull personal në luftimin e korrupsionit.”,- deklaroi zëdhënësi i VMRO–DPMNE–së, Naum Stoillkovski.

Marketing