VMRO-DPMNE: Nuk ka zhvillim real të ekonomisë

Nga partia më e madhe opozitare në vend VMRO-DPMNE kanë reaguar ndaj zhvillimeve ekonomike në vend. Sipas tyre ekonomia më shumë se 15 muaj ka stagnuar.

Marketing

Nuk ka përparim reali, ndërsa qytetarët po varfërohen më shumë. E vetmia pikë drite janë investimet e huaja, të cilët erdhën në vend dhe hapën një numër të madh vende pune duke ju falënderuar politikave të mira të VMRO-DPMNE.

“Investimet e huaja janë motor të ekonomisë dhe faktor që prodhon vlerë të dhënë. Të gjitha sektorët tjerë kanë stagnuar për shkak të papërgjegjësisë politike të qeverisë. Qeveria po gulfat sektorin real, në vend të mbështetjes së kompanive vendore të cilat prodhojnë. Kompanitë janë shkatërruar dhe nuk kanë hapësirë për punë, ndërsa qytetarët po ballafaqohen me zvogëlim të standardit real. Ndërtimtaria është në stagnim, ndërsa përqindja e realizimit të kapitalit investues nga fillimi i vitit deri në muajin korrik arrin vetëm 21.3 për qind çka historikisht në nivelin më të ulët”, thuhet në kumtesën me shkrim të VMRo-DPMNE-së.