VMRO-DPMNE: Opinioni ende nuk ka përgjigje nëse shërbimet e huaja i ndjekin kandidatët presidencialë

“Tri ditë kaluan dhe opinioni ende nuk e di nëse ka shërbime të huaja që ndjekin kandidatët presidencial, apo këto janë vetëm në kokën e Stevo Pendarovskit”, deklaroi sot zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Naum Stoilkovski në një konference për shtyp.

Marketing

Sipas Stoilkovskit kanë kaluar tri ditë dhe ende nuk dihet nëse MPB është plotësisht e paaftë të zbulojë shërbimet e huaja apo MPB është në bashkëpunim me shërbimet e huaja që e ndjekin Stevo Pendarovskin.

Sipas tij Oliver Spasovski nuk ka ende përgjigje nëse shteti është i sigurt dhe se në të lëvizin shërbimet e huaja.

“Të kujt janë këto shërbime të huaja, dhe për çfarë fotografojnë? A janë të sigurt kandidatët? A garanton Oliver Spasovski ambient korrekt dhe demokratik për garën zgjedhore? A do ketë zgjedhje demokratike, pyeti Stoilkovski duke shtuar nëse kandidati i pushtetit ndihet i kërcënuar si ndihet atëherë kandidati i opozitës.

“Stevo Pendarovski tashmë njoftoi humbjen e dytë, dhe se shërbimet e huaja janë alibia e tij”, tha mes të tjerash zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Naum Stoilkovski duke qenë i bindur se do të fitojë e drejta dhe drejtësia dhe se Gordana Siljanovska Davkova është presidentja e re e vendit.

Marketing