VMRO-DPMNE: Opozita ta propozojë kryeprokurorin

Zëdhënësi, Naum Stoilovski, thotë se deri në këto momente opozita nuk ka as një ftesë nga pushteti për tu konsultuar në lidhje me shpalljen për kryeprokuror.

Marketing

“Duhet që neve të na jepet mundësia që të propozojmë prokuror të pavarur dhe të paanshëm që të çrrënjosim krimin thotë Stoillovski. Kërkojmë që zgjedhja e prokurorit të ri të jetë propozim i opozitës, pra propozim i VMRO DPMNE-së, me një arsyetim, sepse pushteti dhe mjetet e drejtësisë janë të paafta, nën duart e Zoran Zaevit. Prandaj në Republikën e Maqedonisë, mbretëron mafia, tha Stoillkovski. Ai gjithashtu thotë se pushteti nuk ka diskutuar me VMRO-DPMNE-në as për ndryshime të mundshme në kodin zgjedhor dhe përbërjen e re të Komisionin Shtetëror Zgjedhor, para zgjedhjeve Lokale. Qëndrimi i VMRO-së është që të ketë vetëm një rreth zgjedhor”, tha Stoilovski.

Marketing