VMRO-DPMNE protesta para qeverisë: Kërkon dorëheqjen e kryemisnitrit Zaev

Partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE në protestën para Qeverisë, kërkoi dorëheqjen e Kryeministrit Zoran Zaev, për shkak të qëndrimeve lidhur me historinë e përbashkët me Bullgarinë dhe se vendi fqinjë nuk ishte okupator fashist.
Lideri i VMRO-DPMNE-së Hristian Mickovski potencoi se Zaev nuk bënë dallim mes historis së përbashkët dhe historisë së njëjt, por këto janë dy gjëra ndryshe, sepse nëse kemi histori të përbashkët me bullgarët, atëher jemi edhe një komb, por ne jemi tërësishtë dy kombe të ndryshme tha Mickovski. Sipas tij nuk duhet lejuar që Zaev ta ndryshojë historin, por ai të shkojë në histori.
“Këto ditë po shoh nga Qeveria një ofenzivë për ti ja shpëtuar ulsen Zoran Zaevit me shkrime se gjoja se kanë siguruar ardhmëri, por koha është të pyesim se deri ku jeni me gjuhën, identitetin, ardhmërin e vendit, benificionet tona civilizuese të atyre të cilët kanë viktimizuar jetët e tyre pikërishtë në këtë histori. Për të siguruar ardhmëri këto njerëz, duhet ta shohim realitetin e ajo është: Shteti në krizë, jeta në këste, dhe politik e rrezikshme e ndarjes”, u shpreh lideri i VMRO-DPMNE-së Hristian Mickovski.
Mickovski njëherit kërkoi formimin e një Qeverie për shpëtim Kombëtar, apo Qeveri ekspertësh.
“Do të protestojmë nëpër cdo vendbanim, në cdo lagje e qytet që të mbrohemi nga Zaev, sepse nga ky më nuk është e mjaftueshme vetëm kërkim falja, por edhe dorëheqja, dhe të formohet Qeveri e shpëtimit Kombëtar, ose Qeveri Teknike që ta shpëtojmë vendin nga kriza politike, ekonomike e shëndetësore. Sot poashtu po ju paralajmëroj se Zaev është duke përgatit humbje kombëtare, por kjo mvaret nga ne, a do ta lejojmë këtë”, theksoi Mickovski.
Mickovski iu drejtua edhe Institucioneve ndërkombëtare nga të cilat kërkoi që të mos lejojnë që një anëtare e BE të penalizojë një vend dhe një popull.
Marketing