Java e dytë pas arratisjes së Gruevskit, ndërsa pushteti ende hesht dhe nuk merr përgjegjësi.

“Opinioni kupton informacione nga shtet të tjera, ndërsa Qeveria jonë ende analizon.

Në vend që LSDM ta hedhë topin te VMRO-DPMNE le t’i përveshë mëngët që ta ndriçojë rastin dhe le të marrë përgjegjësi. Republika e Maqedonisë është shteti i vetëm në Evropë ku sundon junta, që gjyqësinë e robëruar e përdor si armë kundër kundërshtarëve të vet politik”.

Paraburgimi për Mile Janakieskin dhe Kiril Bozhinovskin është edhe një shembull eklatant për përndjekje, terror si dhe hakmarrje politike me qëllim të vetëm për mbulimin e paaftësisë të pushtet kriminal dhe indigjen në krye me të aboluarin Zoran Zaev.

Por, megjithatë përgjegjësinë për arratisjen e Nikolla Gruevskit qëndron vetëm në pushtetin me të cilin udhëheq Zaev dhe Spasovski”, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.