VMRO-DPMNE pyet Qeverinë: Kur do ta publikoni non-pejperin e Berlinit?

VMRO DPMNE-ja opozitare, akuzon Qevrinë se në mënyrë tinzare po hosht lidhur me marrveshejn e arritur në Berlin dhe për nënshkrimin e një non–pejpër i cili u publikua nga mediat e huaja. Dimçe Arsovski nga VMRO DPMNE, pyet se çka përmban ajo marrveshje dhe kur qeveria e LSDM-së e ka në plan ti njoftoj qytetarët se çka është pranuar në Berlin dhe cila është përmbajtja e dokumnetit.
“Zoran Zaev, Dimitrov dhe Pendarovski tanimë një javë heshti për marrveshjen e arritur në Berlin. Mediat dhe gazetarët e huaj tashmë po raportojnë se Zaev, Pendarovski dhe Dimitrov janë dakorduar për nono-pejper në Berlin, dhe këtu në Republikën e Maqedonisë e gjithë Qeveria është e heshtur dhe në plotëkuptimin e fjalës nuk informon publikun për asgjë. Mundohen sërish që në mënyrën më të tinëzare të mashtrojn qytetarët dhe t’i vendosin para aktit të kryer gjatë këtyre negociatave.  Çka është dakorduar, çka është pranuar dhe çfarë shkruani në këtë non-pejper që e ka Qeveria? A e ka ndërmend Zaev të publikoj se për çfar non-pejper bëhet fjalë dhe kur e ka në plan ti njoftoj qytetarët dhe mediat cila është përmbajtja e saj?”, tha Dimçe Arsovksi nga VMERO DPMNE.
Nga pratia e Mickoskit thonë se politika e ndërkomëtare e Zaevit dhe të tjerëve që e drejtuan atë përjetuan një fiasko totale. Premtimet e rreme pazaret dhe sjellja joserioze e Zevit dhe LSDM-së në nivel ndërkombëtare, e kanë çuar vendin dhe qytetarët e saj në një rrugë pa krye, nga ku rrugëdalja është asimilimi dhe mohimi ose mos marrja e një date për negociata dhe bllokim thonë nga VMRO-DPMNE.