VMRO-DPMNE: Qeveria menaxhon keq me krizën eknomike dhe shëndetësore

Nëpërmjet një njoftimi të VMRO-DPMNE-së thuhet se “pushteti keq po menaxhon me krizën shëndetësore dhe ekonomike që vjen nga epidemia me coronavirusi”.

Marketing

“Zaev dhe bashkëpunëtorët e tij po merren me luftë të brendshme partiake ndërsa punonjësit shëndetësorë janë lënë pa pajisje mjekësore dhe mjete mbrojtëse, që janë të domosdoshme për luftimin e epidemisë”, shprehen nga VMRO-DPMNE.

Maqedonia, sipas kësaj partia, mban rekord për nga numri i vdekjeve nga coronavirus në një milion banorë në gjithë rajonin dhe poasthu ka përqindje të madhe të punonjësve shëndetësor të infektuar.

Nga kjo parti thonë se Qeveria e Zaevit shpenzon buxhetin dhe bën korrupsion parazgjedhor ndërsa qytetarët po luftojnë për shëndetin e tyre dhe jetën e tyre.

“Mendojnë se nëse qytetarët me frikë dhe me orë policore, nuk do ta kuptojnë për tenderët e dyshuar”, thonë nga VMRO-DPMNE duke shtuar se në vend që të luftojnë për popullin dhe ekonominë ata në mes të pandemisë po luftojnë për xhepin dhe kolltukun e tyre.

Marketing