VMRO-DPMNE: Qeveria nuk merakoset për rritjen e numrit të të infektuarve me coronavirus

Nga VMRO-DPMNE përmes një kumtese thkesojnë se me 6.073 raste me COVID-19 për milion banorë, Maqedonia është një katastrofë e paparë në të gjithë rajonin. Numri i 259 vdekjeve për milion banorë flet për politikat shkatërruese të qeverisë dhe papërgjegjshmëri ndaj popullatës së saj.

Marketing

“Qeveria nuk merakoset për atë se në Maqedoni përsëri ka 140 persona të infektuar, e as nuk interesohet për 539 vdekjet që nga fillimi i pandemisë. Numrat prej 12.653 qytetarëve të infektuar me coronavirus janë të tmerrshme dhe të zeza.

Kjo flet për papërgjegjësinë në ballafaqimin me coronavirusin, Zaev dhe Filipçe i lanë njerëzit vetëm për t’u marrë me këtë infeksion”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Nga atje shtojnë se ministri Filipçe në konferencat për shtyp kishte deklaruar se numri i të infektuarve pritet të jetë deri në 2.500 qytetarë, ndërsa tani për rekordin 12,653 qytetarë të infektuar qeveria hesht dhe ndoshta pret që virusi të zhduket vetë.

Marketing