VMRO-DPMNE: Rasti “Reket” është i komprometuar, pse nuk flitet për skandalin lidhur me vajza të mitura(Video)

Sërish mediet dhe rrjetet sociale vlojnë me skandalet lidhur me oktapodin e zhvatjes, ka thënë sot në pres konferencë zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Naum Stoillkovski.

Marketing

Sipas informatave nga shërbimet e sigurisë në mënyrë të jashtëligjshme janë nxjerrë informata të klasifikuara që më pastaj të zhvaten. Kjo është skandaloze!

Nëse këto informata dhe fotografi posedojnë veprime të paligjshme, nuk e dijmë, mirëpo vetë vakti që ato nuk janë përpunuar, por janë dhënë për zhvatje – kjo flet që Zaevi i ka vënë në funksion të gjitha institucionet për pasurim personal dhe dhunë politike.

Nëse Vilma Ruskovskës i janë dashur pothuajse katër muaj për të hapur hetim për rastin “Reket” përmes PSP-së, sa kohë do ti duhet që të hetojë nëse ka ekzistuar veprim i paligjshëm me vajza të mitura dhe nëse kjo është fshehur vetëm me një shumë të madhe parash?

Kush janë bashkëpunëtorët e Zaevit që kanë patur qasje te materiale e klasifikuara në ish-DSK, dhe kush janë funksionarët e tij që materialet i kanë dorëzuar Boki 13 për zhvatje?

Këto janë disa nga pyetjet e partisë më të madhe opozitare VMRO-DPMNE, në reagimin e tyre të fundit./Alsat

Në video mund ta ndiqni reagimin e tyre të plotë:

Marketing