VMRO-DPMNE: Shteti huazoi 82 milionë euro, në vend të 67 milionëve të parashikuara në fillim

Zoran Zaev dhe Nina Angellovska e fusin në borxh shtetin pa bazë, qëndron në kumtesën e VMRO-DPMNE-së, ku shtohet se Ministria e Financave ka huazuar 82 milionë euro, në vend të 67 milionëve të parashikuara në fillim apo 15 milionë më tepër.

Marketing

“Në çka do të shpenzohen ato 15 milionë euro është e paqartë, njëjtë siç nuk është e qartë ku përfundojnë edhe paratë tjera nga debia. Edhe pse niveli i borxhit publik rrite çdo ditë, shteti nuk ka lëvizur nga pika e vdekur. Nuk ka investime, nuk ka projekte”, theksohet në kumtesë.

Sipas tyre rritja në mënyrë rapide para zgjedhjeve inicon vetëm në korrupsion zgjedhor, të cilën pushteti tashmë e bën. .

Marketing