VMRO-DPMNE: Spasovski dhe LSDM po e shkatërrojnë imazhin e shtetit

Gënjeshtrat dhe manipulimet e tyre filluan ta shkatërrojnë imazhin  e shtetit edhe në nivel ndërkombëtar, duke  shkaktuar dëme ta pariparueshme te partnerët tanë  nga koalicioni global për luftë kundër terrorizmit, kumton Qendra për komunikime e VMRO-DPMNE-së.

Marketing

“Që t’i fshehë skandalet, keqpërdorimet dhe krimet në të cilat janë kapur miqtë e Zaevit, dje përsëri ishte keqpërdorur Ministria e Punëve të Brendshme që të dezinformohet opinioni me aksion të madh të paramenduar  kundër terroristëve dhe radikalëve të cilët kishin marrë pjesë në luftëra në Siri.

E vërteta është se MPB-ja gënjeu! Aksion të madh policor nuk kishte!

Për këtë Spasovski gjithë ditën fshihej dhe nuk kishte informacione shtesë se kur dhe ku janë arrestuar radikalët e rrezikshëm, për të cilat ishin siguruar informacione në kuadër të operacioneve Qelia 1 dhe 2, para se MPB  të transformohej në MPB – Turs.

Të vërtetën na e zbuluan sot partnerët tanë nga Pentagoni të cilët theksuan se Forcat Siriane Demokratike deri në korrik kishin robëruar 600 të paguar të huaj nga më shumë se 40 vende. Siç zbulojnë mediat ndërkombëtare, policia e Maqedonisë dje nuk kishte kurrfarë aksioni, por ishte realizuar vetëm riatdhesim gjegjësisht marrja e shtetasve të arrestuar nga Maqedonia në aeroportin e Shkupit.

VMRO-DPMNE-ja e përshëndet bashkëpunimin me SHBA-në dhe partnerët tjerë nga koalicioni global për luftë kundër terrorizmit, por ashpër i dënon përpjekjet për manipulim nga ana e LSDM-së dhe keqpërdorimin e institucioneve, gjë të cilën e shohim për momentin.

Me sjelljen e këtillë të turpshme të Oliver Spasovskit dhe MPB-së, vetëm se dëmtohet imazhi ndërkombëtar i shtetit.

Sjellja e këtillë e turpshme duhet të përfundojë”, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.

Marketing