VMRO-DPMNE: Takimi i djeshëm i Këshillit të Sigurimit ishte formal

Lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski nuk mori pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit sepse mbledhja ishte më shumë formale dhe me një “shkallë të ulët të klasifikimit” të informacionit, thonë nga partia e tij.

Marketing

“Deri më tani nuk ka praktikë të pranisë së liderit të opozitës në takimin e Këshillit të Sigurimit, përveç nëse kjo kërkon shkallën e klasifikimit të informacionit që duhet të diskutohet në bazë të kompleskit të situatës. Takimi aktual ka një shkallë të ulët të klasifikimit, domethënë të brendshme, që flet për formalitetin e vetë mbledhjes dhe kryetari Mickoski në të njëjtën nuk morri pjesë. Nëse në të ardhmen zhvillohet një takim me një shkallë më të lartë të klasifikimit të informacionit dhe kjo do të nënkuptonte kompleksitetin eventual të situatës, kryetari Mickoski në interes të qytetarëve dhe interesave të Republikës së Maqedonisë shpreh gatishmërinë për të marrë pjesë në të”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Dje në hapësirat e presidentit Stevo Pendarovski u mbajt takimi i parë konstituiv i Këshillit të Sigurimit ku u diskutua për gjendjen aktuale të sigurisë së vendit.

Marketing