VMRO-DPMNE: Vëllai i Zaevit ka fituar tender në “katër sy” në TEC Manastir (VIDEO)

VMRO-DPMNE-ja opozitare, sot ka kërkuar nga Prokuroria Publike t’i hulumtojë dyshimet e mundshme për skandalin lidhur me TEC Manastir, ku sipas tyre, tender në “katër sy” ka fituar vëllai i kryeministrit Zoran Zaev, Vice, njofton Portalb.mk.

Marketing

“Ndërmarrja SV Invest e cila ishte e lidhur në relacione të ngushta me vëllain e Zoran Zaevit, Vice Zaev, ka fituar tender në katër sy. Përsëris, tender në katër sy, mes ndërmarrjes SV Invest dhe Vasko Kvaçevski si drejtorë i TEC Manastir nga radhët e LSDM-së, për angazhim të mekanizimeve ndihmëse të TEC Manastirit me vlerë prej 53 milionë denarë, gjegjësisht mbi 800.000 euro, para të qytetarëve”, tha Dimçe Arsovski në konferencë për shtyp.

Ai sqaroi se në korrik, TEC Manastir ka publikuar tender publik me kritere fillestare me çka më pas i ka shfuqizuar kriteret, gjegjëissht në vend fillimisht ashtu siç është kërkuar pastrues teleskopik të rripave transportues me fuqi prej 800 KË dhe referencë nga firmat aplikonte për përpunimin e tërë tenderit, pas shfuqizimit të kritereve, nëpërmjet lëndës së njëjtë është kërkuar pastrues me fuqi prej 100 KË, por edhe nuk është kërkuar referencë nga ndërmarrjet që duhet të jenë bartëse të tenderit.

“Ky shfuqizim i kritereve hapë dyshimin për eliminimin e ndërmarrjeve tjera eventuale në tender dhe për publikim të kritereve të cilat i përgjigjen vetëm ndërmarrjes SV Invest. Me këtë praktikisht është mundësuar që SV Invest të paraqitet si bartës i tenderit dhe shumë më lehtë ta fitojë tërë tenderin. Me këtë hap, Vasko Kovaçevski dhe LSDM a e kanë kufizuar konkurrencën dhe a kanë ndikuar në lidhje me atë se kush ta fitojë tenderin e nënshkruar në katër sy?”, pyeti zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Dimçe Arsovski.

Marketing