VMRO-DPMNE: Zaev po e mbanë peng Maqedoninë për ta shpëtuar karrierën e tij politike

Partia opozitare përmes një kumtese me shkrim thonë se 1.2 milion qytetarë të Republikës së Maqedonisë më 30 shtator thanë jo për ndryshimin e emrit, identitetit, gjuhës dhe historisë.

Marketing

Nga kjo parti potencojnë se qytetarët i thanë jo marrëveshjes së kapitulimit dhe shitjes së interesave shtetërore dhe kombëtare me të vetmin qëllim që të shpëtohet karriera politike e Zoran Zaevit.

“Të gjithë deputetët janë zgjedhur nga populli, që ti përfaqësojnë ata dhe vullnetin e tyre, ndërsa vullneti i qytetarëve është i qartë, ata nuk e pranojnë marrëveshjen e Prespës. Zaevi me siguri është i shantazhuar sepse po shkon kundër vullnetit të qytetarëve”, thuhet mes tjerash në komunikatën e sotme të VMRO-DPMNE-së.

Marketing