VMRO-DPMNE: Zaev qëndron pas aferës “Zhvatja”

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev edhe sot është akuzuar nga partia opozitare VMRO-DPMNE si organizator i aferës së fundit në vend “Zhvatja” ku flitet për marrje të haraçi nga afaristët prej Bojan Jovanovski dhe Zoran Milevski.

Marketing

“Një javë pas zbardhjes së oktapodit të dytë të LSDM-së, Zoran Zaev dhe Vilma Ruskovska janë duke gënjyer opinionin se Boki 13 është personi më i fuqishëm në vend, duke ju thënë qytetarëve se ai (Boki 13) vet ju ka marrë para afaristëve pa ndonjë ndihmë nga shteti dhe njerëzit e fuqishëm”, thonë nga partia opozitare.

“Por, qytetarët nuk besojnë se njeriu i amnistuar për 3 herë për krim të rëndë, nuk është përfshirë në aferën më të madhe në historinë e Maqedonisë”, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.

Nga kjo parti insistojnë se Zaev qëndron pas këtij skandali.

Marketing