VMRO-DPMNE: Zaevi në pension politik në zgjedhjet e ardhshme kuvendare

Nëpërmjet një kumtese të lëshuar nga partia maqedonase opozitare thuhet se “qytetarët e Republikës së Maqedonisë jetojnë secilën dit me disfata dhe mashtrime, të servuara nga Zoran Zaev”.

Marketing

Sipas tyre, numrat, statistikat dhe të dhënat janë tepër të këquja në secilën fushë dhe se Maqedonia po fundoset ndërsa Zoran Zaev vazhdon të na thotë se Maqedonia po shndrit.

“Zaev vazhdon më rekordet negative. Këtë vit investimet kapitale janë më të këqija se vitin e kaluar. Për katër muajt e para të këtij viti realizimi i investimeve kapitale janë katastrofale me 9.8 për qind”, thonë nga VMRO-DPMNE duke shtuar se Maqedonia shënon bilanc negativ dhe se investimet e huaja krahasuar me 10 vitet e mëparshme janë bindshëm në fund.

Nga kjo parti thonë se edhe njëherë vërtetohen të thënat e tyre, se investimet gjatë vitit të kaluar janë rezultat i punës së pushtetit të kaluar dhe se ekonomia e Maqedonisë ende është në këmbë për shkak të investimeve të marra gjatë kohës së VMRO-DPMNE-së.

“Rrena i ka këmbëet e shkurta, rritet numri i qytetarëve që haptazi shprehin pakënaqësinë nga politikat humbëse të pushtetit, premtimet e parealizuara, mospuna dhe paaftësia e Zoran zaevit dhe bandës së tij kriminale. Kjo kllapë që çoi shtetin prapa në secilën fushë për biznese personale, ndërsa buxhetin e trajtojnë si llogari personale për pagesën e personave të partisë që janë më meritorët për kolltukun që fitoi Zaev. Jeta erdha për disa persona rreth Zaevit, ndërsa 500.000 qytetarë jetojnë me një ushqim në ditë”, thonë nga kjo parti.

Në fund nga kjo parti thonë se qytetarët do ta çojnë në pesion Zoran Zaevin në zgjedhjet e ardhshme kuvendare.