VMRO: Fond 10 milionë euro për shëndetësinë

VMRO kërkon nga Qeveria që të ndajë fond prej 10 milion euro për furnizim me paisje mbrojtëse për personelin mjeksor.

Marketing

“Nesë vazhdon rritja e numrit të të infektuarve mes mjekëve, do të rezikohet funksionimi i gjithë sistemit shëndetësor dhe funksionimi i tij normal. Kërkojmë ndarje urgjente të një fondi prej 10 milionë euro, i cili do të dedikohet për furnizim me pajisje mbrojtëse. Shteti të dakordojë marrëveshje me fabrikat vendore të tekstilit, të cilat po përballen me pezullim të marrëveshjeve për punë, dhe përmes tyre të sigurohen 100 mijë skafanderë, 100 mijë mbrojtëse për fytyrë(vizirë) dhe një milonë maska mbrojtëse, por edhe një import intervenues prej milionë doreza”, theksoi sekretar i përgjithshëm i VMRO DPMNE-së, Igor Janushev.

VMRO konsideron se me këtë masë do të ndihmohet personeli mjeksor, i cili sipas kësaj partie është duarbosh por edhe industria e tekstilit.