VMRO formimin e KSHZ-së e kuzhtëzon me qeveri teknike

Kreu i VMRO-DPMNE, Hristjan Mickoski, i cili akuzohet nga shumica se po bllokon zgjedhjen e anëtarëve të KSHZ-së, duke kërkuar amnisti për anëtarët e VMRO-së të akuzuar për dhunën e 27 prillit, mohoi kategorikisht zërat se partia e tij kushtëzime. Mickoski tha se KSHZ-ja është pikë e fundit e paketës së ligjeve reformuese, ku bëjnë pjesë edhe Ligji për Qeverinë dhe Financimin e Partive.

Marketing

Nuk guxon KSHZ-ja të shihet si çështje e ndarë, ajo ishte pjesë e një pako më të madh që filloi me të ashtuquajturat ligjet reformuese. Kjo gjë filloi nga muaji mars dhe prill i këtij viti ku opozita mori pjesë në përpilimin e tyre por edhe në sjelljen e tyre kur edhe u kthye në parlament.

Hapi i dytë në të gjithë këtë procedurë që atëherë u morëm vesh dhe e pranoi shumica ishte sjellja e ligjit për financimin e partive politike dhe ndryshimin e ligjit për Qeveri ku duhet të definohen të njëjtat kushte që i kishte opozita e kaluar në zgjedhjet e vitit 2016, e pas asaj si pikë e rendit të ditë vjen Komisioni Shtetërorë Zgjedhor – deklaroi Hristjan Mickovski – Kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Sa i përket mbajtjes se referendumit, Mickoski tha që çdo gjë mbetet e hapur deri në caktimin e të njëjtit nga shumica parlamentare. Sipas tij, që opozita ta respektojë referendumin, i njëjti duhet të jetë korrekt dhe demokratik.

Përderisa nuk caktohet ekzistojnë shumë mundësi dhe të gjitha opsionet janë të hapura. Mund edhe të ndodh edhe të mos ndodhë. Ashtu që, përderisa nuk caktohet referendumi, përderisa nuk definohet pyetja e referendumit të gjitha mundësitë mbeten të hapura. Ju e dini se referendumin e cakton shumica në Parlament, ajo do të thotë 61 deputetë – theksoi Hristjan Mickovski.