VMRO-ja akuzon pushtetin se shmang zgjedhjet e parakohshme

Zvarritjet nga ana e pushtetit për të marrë një vendim për zgjedhje të parakohshme parlamentare, VMRO-DPMNE-ja opozitare e cilëson si ikje nga përballja. Me shmangien e Qeverisë teknike 100 ditë para zgjedhjeve eventuale parlamentare, nga partia e Mickoskit vlerësojnë se pushteti synon të vjedhë votat presidenciale.

Marketing

“Kështu mund të priten vjedhje edhe në zgjedhjet presidenciale dhe nga këto gjëra kemi frikë; që përsëri të kemi votim për çdo 4,5,6 ose 10 sekonda për kuti zgjedhore, të kemi dalje në vendvotime prej 95-98%, gjë që nuk ka ndodhur asnjëherë deri tani. Kështu që absolutisht vlerësojmë se një hap i këtillë, një ikje e këtillë është vetëm një dëshmi se përderi sa nuk shpallen zgjedhje të parakohshme parlamentare, seriozisht përgatitet një vjedhje e zgjedhjeve presidenciale”, pohoi Naum Stoillkovski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.

/Alsat-M/

Marketing