VMRO-ja çon çështjen e referendumit në Komitetin Qendror

Komiteti Ekzekutiv i VMRO-DPMNE-së ka vendosur që çështja e referendumit të vendoset nga Komiteti Qendror. Meqenëse anëtarësia është ndarë në dy pjesë, në lojë mbeten dy opsione.

Marketing

Një pjesë e anëtarësisë kërkon qe VMRO-ja të dalë dhe të bej thirrje për të votuar “për” por pa ndërhyrë ne fushatë dhe opsioni i dytë është grupi i disa nënkryetarëve, deputeteve dhe anëtareve kërkojnë që VMRO-ja të mbetet indiferent dhe qytetarët të vendosin nëse duan te votojnë ose jo. Mbledhja e Komitetit Qendror vazhdon.