VMRO-ja finalizon pr/ligjin e saj për Prokurorinë

Dy propozim-ligje por ende asnjë zgjidhje. Edhe VMRO-DPMNE-ja e ka finalizuar propozim-ligjin për Prokurorinë por të njëjtin do e publikojnë sapo të përfundojnë me shqyrtimin e propozimit të Zoran Zaev. Sipas partisë opozitare, deri në analizimin detal të tekstit që ua dorëzoi Zaev, të gjitha opsionet mbeten të hapura, përfshirë këtu edhe një kryeprokurorë nga Bashkimi Evropian siç propozon Aleanca për Shqiptarët. VMRO-DPMNE vazhdon të kundërshtojë ashpër emërimin e Villma Ruskoskës në krye të prokurorisë së re por duke mos pasur një propozim të tyre konkret për këtë pozitë.

Marketing

Propozim ligji po finalizohet. Që moti kohë ka filluar që të përpilohet nga ana e organeve juridike të partisë tonë. Megjithatë, në momentin kur të mbarojmë me analizën e ligjit që është propozuar nga ana e Zoran Zaev, atëherë do të dalim menjëherë me propozim-ligjin tonë, pra me gjithë konceptin tonë”.- u shpreh Dimçe Arsovski – Zëdhënës i VMRO-DPMNE-së

Nga LSDM-ja thonë se mos pranimi i propozim-ligjit të tyre për prokurorinë, do të thotë mbrojtje e krimit dhe korrupsionit.

LSDM dëshmoi se te ne krimi nuk njeh ngjyra partiake. Propozim-ligji i ri për Prokurori Publike është edhe një dëshmi për këtë gjë. Mickoski dhe VMRO-DPMNE e mbrojnë krimin ndërsa LSDM pa kompromis lufton kundër krimit dhe korrupsionit. Të gjitha rastet që janë para gjykatave, për të cilat PSP-ja është kompetente në pajtim me ligjin, do të vazhdojnë, t’i merr përsipër Prokuroria e re. Përgjegjësi do të ketë për të gjitha lëndët”.-theksuan nga LSDM

Propozimi i Zaevit për ligjin për prokurorinë po shqyrtohet edhe në partitë e tjera. Nga Aleanca për Shqiptarët thonë se kryeprokurori duhet të jetë njeri i deleguar nga BE-ja dhe që të gjithë prokurorët e përfshirë në krim të largohen nga organi ndjekës. Ndërkaq për BDI, propozim-ligji i për prokurorinë, i propozuar nga Zaev është bazë e mirë për luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Kryeministri Zaev ditë më parë tha se shpreson që propozim ligji i cili sipas tij përfshin edhe kërkesat e opozitës do të mbështetet me 2/3 e votave në kuvend.

Marketing