VMRO-ja kërkon Komision Anketues për punën e PSP-së

Partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE, kërkon që të formohet komision anketues dhjetë anëtarësh, i cili do ta hetojë të gjithë punën e PSP-së që nga periudha e themelimit, deri tek shkarkimi i Katica Janevës.

Marketing

OBRM-PDUKM kërkon që komisioni anketues të analizojë nëse ka pasur shkelje të ligjit dhe keqpërdorim të punës në PSP-së.Sipas tekstit të propozuar, komisioni duhet të hetojë punën materialo-financiare, mënyrën e punësimit në këtë institucion dhe ekzistimin e nepotizmit, por edhe ligjshmërinë e procedurave të kësaj prokurorie.

Komisioni do të jepte rekomandime dhe udhëzime për parandalimin e veprimit të jashtëligjshëm të prokurorëve të PSP-së.

Kryetari dhe nënkryetari komisionit, sipas propozimit të OBRM-PDUKM-së, do të zgjidhej në Kuvend me propozim të Komisionit për Çështje Zgjedhore dhe Emërime, nga radhët e OBRM-PDUKM-së.

Marketing