VMRO-ja kërkon ndryshimin e Ligjit për Sigurim Invalidor

Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së dhe koalicioni sot në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë do të dorëzojnë propozim ligj për ndryshimin e Ligjit për Sigurim Invalidor dhe Pensional, me të cilin parashikohet që të kthehet vendimi i vjetër ligjor me të cilin pensionistët në vazhdimësi kanë fituar rritje të pensioneve. Me këtë propozim ligj pensionistët do të fitojnë rritje të pensioneve. Ata meritojnë jenë më të mirë, deklaroi Sllagjana Mitovska, deputete e VMRO-DPMNE-së.

Marketing

Ajo shtoi se me këto ndryshime ligjore do të shfuqizohet ligji i dëmshëm që e ka miratuar LSDM me të cilin shkurtohet e drejta për pension më të lartë prej rreth 500 denarë në mbi 310 mijë pensionistë.

“Me ndryshimet ligjore të LSDM-së kryhet përputhshmëri të pensioneve, por jo edhe rritje reale. Pushteti në mënyrë brutale i manipulon dhe luan me pensionistët. Në vend të rritjes së premtuar të pensioneve, pensionistët e LSDM-së kanë fituar ulje të pensioneve dhe në këtë mënyrë LSDM ua ka ulur fuqinë blerëse”, u shpreh Sllagjana Mitovska, deputete e VMRO-DPMNE-së, duke shtuar se për dallim partia në pushtet LSDM, VMRO-DPMNE-ja do të kujdeset për pensionistët.

“Pa dallim a jemi në pushtet apo në opozitë, gjithmonë jemi këtu për t’u kujdesur për qytetarët. Me pranimin e këtij propozim ligji, do të përmirësohet kualiteti i jetës të kësaj kategorie të qytetarëve”, nënvizoi më tej Mitovska.

Marketing