Petar Bogojeski, në një deklaratë për “Fokus” tha se, sipas tij, VMRO-ja historike duhet të hyjë në Preambulën e Kushtetutës, nëse aty vendoset të paraqite vazhdimësinë e shtetit maqedonas.

“Nëse është marr vendim konkrete që të vendose vazhdimi i vendimeve kushtetuese nga periudha e “vëllazërim-bashkimit”, konkretisht nga “një shoqëri për të gjithë”, atëherë obligimi i djathtistëve është që të thonë se kjo nuk do t’i mbijetojë gjykimit të kohës!. Pajtimi mundet, por vetëm përmes respektit të ndërsjellë. Nuk është e pranueshme për organizatën revolucionare të maqedonasve, e cila formën më të organizuar e merr nga OBRM, të qëndrojë jashtë Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë!”, thotë Bogojeski.

Ai shton se faktet historike tregojnë se çështja maqedonase është hapur me Traktatin e Berlinit, ku Neni 23 parashikon autonominë për Maqedoninë dhe Odrinin. Është rasti i parë i njohjes ndërkombëtare të së drejtës për të krijuar një shtet maqedonas! Ku është ajo marrëveshje në Kushtetutë?!?

Ai vlerëson se që të arrihet pajtim i vërtet, është e nevojshme që VMRO-ja të hyj në Preambulën e Kushtetutës.