VMRO-ja propozoi konkurs publik për zgjedhjen e Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit, pushteti nuk pranoi

VMRO-DPMNE-ja kërkoi që Kuvendi të sjell vendim për emërimin e Sekretarit të përgjithshëm të Kuvendit dhe të zëvendëssekretarëve të Kuvendit me konkurs publik. Në këtë mënyrë, sipas partisë opozitare do të ndërpritej emërimi partiak në këto funksione. Debati u hap në Komisionin për zgjedhje dhe emërime në të cilin pikë e parë e rendit të ditës është zgjedhja e zëvendëssekretarit të përgjithshëm të Kuvendit dhe për këtë pozitë u propozua Bojan Vasilevski. Sipas VMRO-DPMNE-së, edhe Vasilevski, ashtu si Sekretarja e përgjithshme e Kuvendit janë persona partiak të LSDM-së.

Marketing

“Ky duhet të jetë funksion i lartë administrativ nga i cili deputetët do të trajtohen njëjtë. Për fat të keq nuk mund këtë ta konstatoj këtë gjë për zëvendëssekretarin e përgjithshëm potencial”, deklaroi Bojan Stojanovski, VMRO-DPMNE.

Deputetët e opozitës maqedonase cituan Vasilevskin i cili kohë më parë protestuesit para TVM-së, siç deklaruan ata, i kishte quajtur “kafshë”.

Shumica hodhi poshtë propozimin e opozitës dhe miratoi emërimin e Vasilevskit për zëvendëssekretar të përgjithshëm të Kuvendit.

Në Komisionin për zgjedhje dhe emërime shqyrtohen edhe propozime të tjera për emërime të reja në organe dhe trupa punues të Kuvendit.