VMRO-ja vazhdon protestat në mbrojte të identitetit maqedonas

Nën moton “Dorëheqja e Zaevit, liria e njerëzve!”, partia politike opozitare, VMRO-DPMNE, protestoi para Qeverisë me arsyetimin se Zaev do të ndryshojë historinë në librat shkollorë për të arritur marrëveshje për një histori të përbashkët me fqinjin lindor dhe tregtinë me figurat historike.

Marketing

Zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Naum Stoillovski, tha se për gjithçka që po i ndodh Maqedonisë ekziston vetëm një fajtor dhe ai është Zoran Zaev.

“Nuk ekziston popull, e sidomos jo në Ballkan, karta etnike e të cilit përputhet me hartën politike të shtetit. Popull pa pakicë të saj te fqinjët është pikërisht kjo, komb artificial. Zoran Zaev, pas njëqind vjetësh përsëri i ndau familjet maqedonase, vëlla nga vëllai, nënshkroi marrëveshje me të cilin maqedonasit më të afër në Egje, negocion që maqedonasit mos të kenë më familjar në Bullgari.”,- deklaroi zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Naum Stoillovski.

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Igor Janushev, akuzoi kryeministrin Zaev se po tregton me gjithçka maqedonase.

“Shitën gjithçka, negociojnë për Goce Dellçevin, për shtetin për gjithçka që është maqedonase dhe ne duhet të jemi ata që turpërohemi, nga çka të turpërohemi përveç nga këta prapa meje, nga Zaevi, nga Buçkovski dhe ata rreth tyre. Kemi dy kriminel, dy të gjykuar të cilët nuk e kanë vendin këtu, e kanë okupuar.”,- u shpreh deputeti i VMRO-DPMNE-së, Igor Janushev.

Janushev tha se e duan BE-në, por vlerat evropiane janë demokracia, sundimi i ligjit dhe luftë kundër korrupsionit.

Marketing