“Nuk do të ndalemi deri sa ta nxjerrim në pah të gjithë rrjetin e nepotizmit të pushtetarëve, të cilët kanë përfshirë administratën shtetërore.” Kështu e nisi konferencën për shtyp zëdhënës i VMRO-DPMNE-së Dimçe Arsovski, duke denoncuar 4 raste të reja të punësimeve të familjarëve të zyrtarëve.

Besoni apo jo, deputeti Sashko Atanasov nga Vasilevo nuk qëndroi më modest se kolegët e tij. Pasi u bë deputet ai i punësoi kushërinjtë e tij të ngushtë, Gjorgji Ivanov si mësues i gjuhës angleze në Shkollën fillore ‘Goce Dellçev’ dhe Zoran Atanasov, gjithashtu si mësues i fizikës në të njëjtën shkollë ‘Goce Dellçev’ të Komunës së Vasilevës. Të tretën që e ka punësuar ai, kush mund të tjetër nëse jo kumbara e tij, të cilën, deputeti e ka punësuar në Komunën e Vasilevës.

Nuk mbeti prapa as kolegia e tij nga Tetova, Tatjana Lalçevska, e cila është deputet e LSDM-së. Ajo, imagjinojeni, e ka punësuar vajzën e saj në Çerdhen ‘Mlladost’- deklaroi Dimçe Arsovski, Zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.