VMRO: Janë realizuar vetëm 2% e projekteve për energjetikë

Nga programi parazgjedhor i LSDM-së për energjetikë që iu garantua qytetarëve për të ardhur në pushtet, deri më tani janë realizuar vetëm 2% nga projektet e premtuara.

Marketing

Lideri i VMRO-së, Hristijan Mickoski, dërgoi një sërë kritikash ndaj pushtetit për, siç thotë ai, mosrealizimin e sistemit të gazsjellësit, mos rritjen e prodhimit të energjisë elektrike dhe burimet ripërtëritëse të energjisë, ndërsa sipas tij nuk janë modernizuar termocentralet.

Ka shumë projekte që ishin pjesë e projektit “gënjeshtra më e madhe politike”, siç ishte pjesa për burimet ripërtëritëse, siç është centrali i ri me 10 megavat volt. Për hir të së vërtetës, shpallën tender dhe i njëjti duhet të ndërtohet në vendin e dikurshëm për gjetjen e thëngjillit, në afërsi të termo- centralit “Osllomej” dhe i njëjti pritej të ndërtohet në shtator kurse në fillim të vitit 2020 të prodhoj rrymë, tani jemi nëntori, jo vetëm që kjo procedurë nuk do të ketë epilog, por as opinioni nuk ka informatë ku dhe për çfarë janë shpenzuar paratë e qytetarëve”-pohoi Hristijan Mickoski- kryetar i VMRO DPMNE-së.

Marketing