VMRO: Ka përfunduar karriera politike e Zaevit

VMRO-DPMNE përmes një kumtese për media thekson se karriera politike e Zoran Zaevit ka përfunduar. Sipas tyre, humbja e LSDM-së në zgjedhjet e ardhshme është e qartë.

Marketing

“Anketat tregojnë se bie besimi i Zaevit dhe qeverisë së tij. Është e qartë se qeverinë e ardhshme në Maqedoni do ta formojë OBRM-PDUKM-ja. Për shkak të kësaj, Zaevi frikësohet nga zgjedhjet e parakohshme parlementare”, thonë nga partia e Mickoskit.

Ata theksojnë se qytetarët e vendit “nuk do t’i harrojnë krimet e pushtetit”, duke shtuar se hetimet për rastin “Zhvatja” janë shembull se si nuk duhet të funksionojë shteti.

“E ardhmja evropiane e Maqedonisë është e rrezikuar për shkak të krimit të qeverisë së Zaevit. Me kryeministër si Zaevi përparim në vendin tonë nuk ka, përveç ngecjes”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Marketing