VMRO kërkon dorëheqjen e kryeministrit Zaev, qeveri teknike dhe shpërbërjen e Kuvendit

VMRO-DPMNE nesër do të dorëzoj kërkesë për dorëheqje të kryeministrit Zoran Zaev, formimin e qeverisë teknike dhe iniciativë për shpërbërjen e Kuvendit. Këtë e ka deklaruar lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski, pas mbarimit të seancave të Komitetit Qendror dhe Ekzekutiv të partisë.
Ai ka thënë se atyre u takon që të kërkojnë zgjedhje, ndërsa për të vlerësuar janë qytetarët.

Marketing

Sipas tij, ata janë duke vlerësuar me vëmendje situatën, ndërsa ka shtuar se në Maqedoni, gjendja është alarmuese.
Mickoski ka shtuar se kohëzgjatja e qeverisë teknike është e qartë dhe se nuk do të lëshojnë pe, para kërkesës që afati i saj të jetë më i vogël.

‘Tani do të ketë mundësinë ai, LSDM-ja por edhe shumica parlamentare dhe koalicioni qeveritar të vendosin që ta pranojnë ose ta hedhin poshtë propozimin e VMRO-DPMNE-së gjatë ditëve të ardhshme, dhe qytetarët të shohin kush është “për” dhe kush është “kundër” zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Kuptohet, për hapat e ardhshëm publiku do të njoftohet. Ne shkojmë hap pas hapi duke analizuar me kujdes situatën në vend’, deklaroi Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Marketing