VMRO-DPMNE ka pyetur publikisht sot se deri ku kanë arritur hetimet për aferën e përgjimeve në Prokurorinë e Përgjithshme, duke kujtuar se vetë kryeprokurori Lubomir Joveski ka qenë i pari i cili ka njoftuar se nga 30 shtatori i vitit 2016 janë përgjuar bisedat hyrëse dhe dalëse në Prokurori.

Zëdhënësi i kësaj partie, Naum Stoilkovski, ngriti dyshime për atë se çfarë fshihet në bisedat e përgjuara dhe nëse përmbajtja e bisedave keqpërdoret për siç shprehet ai, ti mbajtnë në xhep prokurorët e vendit. Ai tha se ky skandal është edhe një nga arsyet e dyshuara sipas tyre për mos shkarkimin e Jovefskit dhe mosmbajtjen e premtimit nga LSDM dhe kryeministri Zaev se prokoruri i shtetit do ti takojë opozitës.

“Katër muaj kaluan që kur Qeveria në mënyrë declarative bëri thirje për zgjidhje të shpejtë të rastit, por nuk ka asgjë nga kjo. Edhe një distancim edhe një hedhje pluhur në sytë e opinionit. Këto ditë kur zgjidhja ligjore për sistemin e prokurorisë është në focus të opinionit, Zoran Zaev dhe LSDM kanë bërë të qartë publikisht se nuk e kanë ndërmend të heqin dorë nga Lubomir Joveski.

Nuk kanë për qëllim ta respektojnë marrëveshjen që Prokurori i përgjithshëm republikan të zgjidhet me propozim të opozitës. Ndërkaq heshtja nga Prokuroria, nga Joveski, për përgjimet të prokurorëve e japin përgjigjen edhe në pyetjen përse Zaev dhe LSDM ikin nga marrëveshja”, ka thënë Naum Stoilkovski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.