VMRO konfirmon listat e kandidatëve për deputetë

Komiteti qendror i VMRO-DPMNE-së sonte në takim pas dyerve të mbyllura në selinë partiake e konfirmon listën e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare më 12 prill. Pas përfundimit të Komitetit qendror do të mblidhet edhe Komiteti ekzekutiv i partisë.

Marketing

Sekretari i përgjithshëm i partisë Igor Janushev në konferencën e sotme për shtyp tha se pas konfirmimit të listave do t’i bëjnë publike emrat e të gjithë 120 kandidatëve për deputetë. Thotë se me siguri nuk do të propozohen kuadro të vjetra të kompromentuar, siç, sipas tij, i ofroi LSDM-ja.

Në takimin e sontëm duhet të konfirmohet edhe sa vende në listat e kandidatëve do t’u ndahen partnerëve të koalicionit.
Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, këto ditë deklaroi se mbetet në qëndrimin që të kandidohet për deputet në zgjedhjet e 12 prillit dhe të jetë kandidat i partisë për mandatar. Ai paralajmëroi se në listat e kandidatëve mund të priten edhe personalitetet mbipartiake dhe të shquar në fushën e tyre.

Siç deklaroi paraprakisht Mickoski, në koalicionin e VMRO-DPMNE-së mbesin partnerët e deritanishëm të koalicionit, ndërsa bisedohet edhe me parti të tjera.

Kandidatët për deputetë të VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit do të promovohen nesër në konventën partiake në Filarmoninë e Maqedonisë. Tani për tani nuk ka informacione nëse është e mundur shtyrja e saj pas rekomandimeve të sotme qeveritare për mosmbajtjen e tubimeve publike për shkak të koronavirusit.