VMRO: Kryetarët e komunave të LSDM-së t’i ridedikojnë mjetet e stolisjes për Vit të Ri për automjete spitalore

Kryetarët e komunave të LSDM-së t’i ridedikojnë paratë e stolisjes së Vitit të Ri për automjete spitalore për Spitalet, të cilat nuk i kanë, të sëmurët kronikë nuk kanë vaksinë kundër gripit, ndërsa të sëmurët nga KOVID-19 duhet vetë ta paguajnë terapinë privat, por prandaj komunat në mbarë Maqedoninë të cilat i udhëheqin kuadrot e LSDM-së shpenzojnë mijëra euro për stolisjen për Vitin e Ri.

Marketing

Vetëm Komuna e Ohrit ka shpallur tender për huazimin e pajisjes së montuar për stolisje në lartësi prej mbi 21 mijë euro. Kjo është gjysmë automjeti spitalor, disa terapi për KOVID-19 ose mijëra vaksina kundër gripit.

E njëjtë është edhe situata me Komunën e Gazi Babës, e cila do të stoliset me mbi 14 mijë euro, në kohën kur pacientët pranojnë infuzion në oborrin e spitalit.

Grupi i këshilltarëve të VMO-DPMNE-së në Qytetin e Shkupit bëri thirrje paratë për stolisjen e qytetit të ridedikohen për luftën kundër KOVID-19, Shilegov refuzoi, ndërsa pas hapave të tij po shkojnë të gjithë kryetarët e komunave të LSDM-së.

Ju bëjmë thirrje edhe një herë kryetarëve të komunave që paratë t’i shpenzojnë për automjete spitalore dhe jo për stolisjen e qyteteve për Vit të Ri.

Nëse nuk veprojnë me maturi LSDM edhe një herë do të dëshmojë se nuk mendon për qytetarët por vetëm për pikë politike të tyre.

Marketing