VMRO: LSDM dhe Zaev shkelën demokracinë dhe drejtësinë

Zoran Zaev dhe 80 të dëshpëruarit e tij nuk fituan mandat në zgjedhje për të ndryshuar Kushtetutën, të fshijnë emrin e Republikës së Maqedonisë dhe të ndryshojnë identitetin.
Zoran Zaev dhe 80 të dëshpëruarit nuk fituan mbështetje as në referendum për të fshirë historinë, traditën dhe kulturën e Republikës së Maqedonisë.

LSDM dhe Zoran Zaev e shkelën demokracinë dhe ligjin në Republikën e Maqedonisë. Duke mos pasur guxim të përballet me vullnetin e qytetarëve i cili ishte i qartë në referendum, Zaev u drejtua në dhunimin e institucioneve, shtetit dhe vullnetit të popullit të vet.

Me këtë miratim të dhunshëm të ligjeve kundër vendimit të popullit dhe mbledhjes së dhunshme të votave në Kuvend nën kërcënimet e persekutimit politik, LSDM dhe Zoran Zaev e humbën legjitimitetin për të folur për vlera demokratike dhe evropiane.

Ajo që i ndodhi Maqedonisë është turp dhe precedent që nuk ka asgjë të përbashkët me demokracinë.

Me këtë akt LSDM-ja dhe Zaev i dhanë fund karrierave të tyre. Shumë shpejt do të duhet të përballen me qytetarët, ndërsa atëherë ky pushtet kundër popullit dhe jodemokratik do të shkojnë në histori.

Maqedonia dhe populli shumë herë në histori janë përballur me vështirësi por çdoherë kanë dalë fitimtarë, sepse populli asnjëherë nuk ka hequr dorë nga vendi i tyre.
Qendra për komunikim e VMRO-DPMNE-së

evn