VMRO: LSDM e trajton shtetin si pronë private

VMRO-DPMNE përmes një komunikate për media ka akuzuar se Zaev së koti tenton të shet emrin dhe të fshijë historinë, traditën dhe kulturën, derisa siç thonë, “ai dhe funksionarët e tij me helikopterë shtetëror shkojnë nëpër dreka apo drejtorë me automjete zyrtare policore dërgojnë të shëtisin fëmijët e tyre nëpër plazhet greke”.

Marketing

“Me keqpërdorimin e resurseve shtetërore për të kënaqur pasionet hedoniste nuk shkohet në Evropë. LSDM e trajton shtetin si pronë të saj personale. Këtë e dëshmuan funksionarët e LSDM-së në më shumë raste me hedonizmin dhe korrupsionin e tyre, me tenderët dhe grantet nga firma në pronësi të funksionarëve shtetëror dhe partiak. Arbitrariteti dhe keqpërdorimi i detyrës zyrtare u bë praktikë e sherifëve lokal të LSDM-së”, theksojnë në VMRO-DPMNE.

Sipas tyre, patjetër të ketë përgjegjësi, organet e gjyqësisë të fillojnë të kryejnë punën e tyre në vend të rasteve të montuara dhe të porositura politike dhe të fillojnë të merren me hulumtimin e skandaleve korruptive të qeverisë së LSDM-së që janë aktual në skenën politike vendore.

Marketing