VMRO: Maqedonia në mesin e vendeve me vdekshmëri më të madhe nga Covid-19 në Evropë

Zaev dhe Filipçe dështuan. Maqedonia sipas BBC-së është një nga vendet me vdekshmëri më të madhe në Evropë. Sipas tyre, numri i të vdekurve në 100 mijë banorë është 32,6, që është dhjetë herë më shumë se numri i të vdekurve nga korona në Greqi, në numër të njejtë të banorëve.

Marketing

Maqedonia nën dirigjimin e Zaevit dhe Filipçes ka 737 të vdekur dhe mbi 17 mijë të infektuar nga koronavirusi, edhe pse parashikimet e tyre fillestare ishin se numri i të infektuarve nuk do të shkojë mbi 2000. Gjithçka thanë gënjyen.

Zaev dhe Filipçe nuk ishin të aftë të përballen me krizën nga koronavirusi. Maqedonia nuk ka dalë nga vala e parë, i cili vazhdimisht po përjeton kurba të reja.

Në mes të verës me LSDM-në dhe paaftësinë e tyre patëm numër treshifror të të infektuarve çdo ditë.

Me fillimin e vjeshtës pritet edhe virusi të përhapet me tempo më të përforcuar, por Zaev dhe Filipçe nuk kanë bërë asgjë për të parandaluar katastrofa të mundshme. Premtuan 16 spitale montuese, ndërsa nuk ka asgjë prej saj.

I tërë procesi i menaxhimit të Zaevit dhe Filipçes është nën nivel. Çdo ditë persona mjekësorë, mjekë, motra largohen nga shteti për shkak të raportit të keq ndaj tyre.

Maqedonia vetëm po fundoset. Me Zaevin dhe Filipçen para kolapsit është edhe shëndetësia.

Mafia, krimi dhe qeveria të cilat janë të njejta në Maqedoni, duhet të alrgohen.

Qendra e VMRO-DPMNE-së për komunikime

Marketing