Reagon partia opozitare VMRO-DPMNE e cila thotë se “paaftësinë e Qeverisë Zaev dhe LSDM nuk mund asnjë akt kapitullues ta mbulojë”.

“Nuk mund nga populli LSDM-ja ta fshehë faktin se e ka kapur Republikën e Maqedonisë. Zoran Zaevi shtetin e ktheu 20 vite prapa, në kohërat e errëta të tranzicionit. Zaev dhe LSDM-ja janë arseja pse ka ngecje nëpër gjithë shtetin. Maqedonia po fundoset në secilën fushë, ndërsa anëtarësimi në BE dhe NATO është sa më larg”, thonë nga partia opozitare.

“Për çështjen më të rëndësishme ku varet identiteti maqedonas, historia, tradita dhe kultura nuk ishte e konsultuar opozita. LSDM-ja e varrosi demokracinë në Maqedoni”, thonë nga VMRO duke shtuar se Zoran Zaevi dhe LSDM-ja janë të vetmit që e ndalojnë të ardhmen evropiane të qytetarëve.

“Qeverisja e deritashme e tyre nuk solli asgjë përveç korrupsionit, kriminalitetit, paaftësisë dhe partizimit të institucioneve dhe gjyqësorit”, thonë në fund nga partia opozitare duke shtuar se sa më parë të bie kjo Qeveri kapitulluese aq më mirë për qytetarët e Republikës së Maqedonisë.