VMRO: Me LSDM-në në pushtet ekonomia është para kolapsit të plotë

“Me LSDM-në pushtet ekonomia e Maqedonisë është para një kolapsi të plotë, të gjitha parametrat e ekonomisë shënojnë rënie, ndërsa qytetarët gjithnjë e më shumë varfërohen.

Marketing

Derisa më shumë se 500.000 qytetarë jetojnë nën pragun e varfërisë dhe nuk mund të ushqehen, LSDM-ja dhe funksionarët e saj kujdesem vetëm për bizneset e tyre dhe të kujdesen për sa më shumë familjarë në institucionet shtetërore.

Në mungesë të rezultateve ekonomike, karteli krimial punësimet e nënave të tyre, baballarëve, gjyshërve, balldëzeve, kunatave, dhëndurëve dhe parukierëve personale kanë filluar ta shfaqin si sukses të madh ekonomik.

E gjithë kjo është tregues për politikat e dëmshme katastrofale të LSDM-së dhe Zora Zaev të cilat janë katastrofat e vërteta elementare për shtetin dhe qytetarët”, theksohet në kumtesën e Qendrës për komunikime të VMRO-DPMNE-së.