VMRO: Me vendosjen e taksës progresive do ikin investitorët

VMRO-ja vlerëson se vendimi i Qeverisë për të futur taksën e re progresive do ta shkatërrojë ekonominë. Partia opozitare thekson se LSDM e shfuqizoi konceptin e taksës së sheshtë të barabartë që për 11vjet kishte dhënë rezultate duke krijuar rritje dhe hapte vende të reja të punës, taksë e cila zbatohet në 20 vende në Evropë.

Marketing

Nga atje shtojnë se duke futur taksën progresive, LSDM bie në kundërshtim me komunitetin e biznesit. Biznesi është drejtpërdrejt i ndikuar nga kjo masë dhe do të ndikoj në uljen e pagave dhe uljen e vendeve të punës.

Marketing