Nuk është solidaritet kur Zaevi thotë se duhet të kursehet, ndërsa pushteti të shpenzojë për katër ditë tetë milionë denarë për udhëtime dhe prezantime.

Nuk është solidaritet kur paaftësia e qeverisë duhet të paguhet nga shpina e punëtorëve.

Nuk është solidaritet kur ministrat dhe drejtorët të cilat paraprakisht kanë marrë nga tre apo katër herë paga më të mëdha të thotë Zaevi se duhet “t’i shtrëngojnë dhëmbët” së bashku me punëtorët dhe të marrin paga minimale. Të parët kanë të ardhura, të dytët çdo muaj e kanë luftë për mbijetesë.

Nuk është solidaritetit t’i shkurtoni pagat e punëtorëve ndërsa të punësuarit përkohësisht të qëndrojnë nëpër shtëpi dhe të marrin paga.

Solidaritetit është të pranohet dora e zgjatur nga opozita dhe të zbatohen propozimet të cilat ajo do t’i propozojë, por megjithatë me vonesë. Ndërsa vonesa në ekonomi ashtu edhe në jetë gjithmonë paguhet dyfish më shtrenjtë.

Para dy javëve VMRO-DPMNE dhe Mickoski kumtuan që Qeveria të mendojë seriozisht për hua jashtë vendit sepse nuk do të ketë para. Dje dhe sot Zaevi e pranoi këtë, por dallimi qëndron në atë se kaluan dy javë dhe nuk ka para.

Siç kishim të drejtë për huan, tani themi se Zaevi duhet të sigurojë 400 milionë euro të cilët qëndrojnë në bono thesari në banka. Sa më shpejtë aq më mirë.

Dhe për në fund , kjo është periudhë e ballafaqimit me realitetin, ekonomia e Maqedonisë nuk shkëlqen, ajo mezi merr frymë dhe që para shumë kohe është kyçur në respirator.

Qendra për komunikime e VMRODPMNE