Partia opozitare, VMRO-DPMNE, kërkon që gjykata të lirohet nga presioni dhe të pranojë ankesat e avokatëve të Janakieskit dhe Bizhinovskit për masën e paraburgimit prej 30 ditëve. Siç thotë zëdhënësi i partisë, nuk ka asnjë provë relevante se këta dy persona kanë pasur për qëllim që të mos i respektojnë masat e kujdesit.

Siç thotë ai, Janakieski dhe Bozhinovski janë paraburgosur, në bazë të një shënimi të rremë zyrtar në Drejtorinë për sigurim dhe kundërzbulim, i klasifikuar si material konfidencial, për ngjarjet në pallatin presidencial, për të cilat edhe Presidenti i shtetit dhe të paraburgosurit i mohuan.

“Gjykata duhet të lirohet nga presioni dhe të konstatojë lëshimet e bëra gjatë shqiptimit të masës së paraburgimit për Mile Janakieskin dhe Kirill Bozhinovskin. Nuk ka asnjë arsye, nuk ka prova ose informacion relevant se ata kanë pasur për qëllim që të mos respektojnë masat e kujdesit, të cilat u janë shqiptuar. Nëse gjykata i refuzon ankesat pa asnjë argument, kjo do të jetë vërtetim se shteti ligjor nuk ekziston këtu më”, tha Naum Stoilovski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.