VMRO: Pas aferës gjysëm gram kokainë, Bogoevski të dorëhiqet

Afera gjysëm gram kokain ku personazh kryesor është deputeti Pavle Bogoevski është shumë serioze. Policia dhe prokuroria duhet menjëherë të hetoj se me cilat struktura kriminale deputeti Bogoeski ka qenë në kontakt.

Marketing

Kështu deklaroi, zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së Naum Stoillkovski. Sipas partisë opozitare, Bogoevski e ka humbur kredibilitetin dhe duhet të ndaloj së fshehuri, por të jep dorëheqje të menjëhershme.

“Bogoevski, urgjentisht tërhiqu vetë nga Parlamenti! Me atë që ti tregton në tregun narkotik, i thyen të gjitha normat etike, morale, njerëzore. Gjithashtu, menjëherë tërhiquni nga komisionet ku për shkak të posedimit të certifikatës së sigurisë dhe më pas me shpenzimet tuaja kërkoni një testim në MANU të bërë nga një fije floku, edhe atë menjëherë! Rezultati i testimit, megjithatë, nuk ju amniston nga bashkëpunimi me nëntokën e narkotikëve, e me atë edhe nga jolegjitimiteti dhe padenjësia për funksionin e deputetit” – tha zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Naum Stoilkovski.

Stoillkovki tha se Bogoevski me posedimin e certifikatës, ka një pasqyrë të plotë të funksionimit, pajisjeve, kuadrit, mënyrave të punës të shërbimeve të sigurisë të Maqedonisë.

Sipas tij, kjo është një rrezik serioz për vendin, pasi që ka dyshime të mëdha se Bogoevski është një cak i lehtë për të qenë i kërcënuar, që këto dokumente të klasifikuara të përfundojnë në tregun e zi.

Marketing