VMRO: Po shqyrtojmë mundësinë e një iniciative kundër Presidentit në Gjykatën Kushtetuese

VMRO DPMNE-ja po shqyrton mundësinë e ngritjes së një iniciative deri në Gjykatën Kushtetuese ndaj Presidentit, Stevo Pendarovski. Sipas kësaj partie, Pendarovski ka shkelur rëndë Kushtetutën në momentin kur liderit të LSDM-së, Zoran Zaev ia dorëzoi mandatin për formim të Qeverisë, ndonëse Zaev nuk kishte siguruar shumicë parlamentare.

Marketing

Nga kjo parti thonë se shumë shpejtë do ta bëjnë këtë hap dhe se i mbetet Kushtetueses ta mbrojë Kushtetutën sa herë që dikush e shkelë atë.

“Po shqyrtojmë ngritjen e një iniciative kushtetuese, sepse Presidenti Pendarovski e uzurpoi mandatin tek njëri nga 119 deputetët tjerë të Kuvendit, Zoran Zaevit i cili nuk kishte shumicë. Ia dha mandatin dhe praktikisht e uzurpoi mandatin, me qëllim që t’i jep më shumë kohë, 20 ditë, që të blejë kohë dhe të mundet në mënyrë joparimore të “blejë” deputetë nga listat tjera të cilat marrin pjesë në Kuvend, me mënyra joparimore” tha

Marketing