VMRO ka akuzuar prokurorin publik se ende nuk ka rezultate të procedurës kundër kryeministrit Zoran Zaev për dhënie ryshfeti qytetarëve që të marrin pjesë në referendum.

“Zoran Zaev është i vetmi kryeministër në Evropë i cili është abuzuar katër herë për krime. Njëherë për “Global” në vlerë prej 8 milionë euro, hera e dytë për rastin “Ryshfeti” e njohur për publikun si “një euro për Vice, një euro për kishën”, herë të tretë në një grusht shteti dhe herën e katërt për kërkesën e drejtuar biznesmenëve që të japin ryshfet qytetarëve që të dalin në referendum, për të cilat ka video dëshmi.

Prokuroria Publike edhe pse paralajmëroi hetim për referendum për thirrjen e Zaevit për dhënien e ryshfetit nga ana biznesmenëve, ky rast ende nuk ka dhënë rezultatet e saja.

Nga partia e VMRO-së thonë se ekziston video inçizim nga mbledhja në referendum të Zaevi në Kriva Pallankë, ku Zaev thotë “Sot në qeeri jemi takuar me investitorin e “Minstroj”, thotë se “dërgova mesazh deri tek punëtorët, që të dalin të gjithë dhe të votojnë në referendum. Ajo është e mirë për Maqedoninë, për Kriva Pallankën, por edhe për kompaninë time sepse hapen perspektivat”. Dhe me këtë, ai premtoi se do të jap shpërblim plus për punëtorët.