VMRO-DPMNE-ja akuzon Qeverinë për bankrotimin e shtetit, si pasojë e planifikimit jo të mirë të Buxhetit për këtë vit. Opozita vlerëson se me këtë rishikim dhe falë matematikave jo të mira qeveritare, Qeveria nuk do të mund t’i paguajë pensionet dhe pagesat sociale.

Rezultatet e dobëta ekonimike janë pasojë e drejtpërdrejtë e politikave të këqija të LSDM-së. është e papranueshme që realizimi i investimeve kapitale për 8 muaj të jetë 23.3 për qind. është e papranueshme që të kemi rënie të ndërtimtarisë rreth 30 për qind, shteti të futet në borxh në mënyre enorme ndërsa qytetarët të mos kenë të mira nga kjo.

Qeveria duhet të mbaj përgjegjësi nëse me ekonominë dështake vihen në rrezik pensionet dhe transferimet sociale dhe vallë ekonomia e Maqedonisë është pranë fundit dhe pranë bankrotit. Zaev dhe Tevdovski jo vetëm që u treguan të paaftë për të bërë buxhet, por shihen se janë të paaftë për të bërë edhe rishikim të buxhetit jo të planifikuar mirë për vitin 2018- tha Dimç Arsovski, Zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.

Artikulli paraprakShkupi dhe Athina shënojnë Ditën Evropiane të bashkëpunimit
Artikulli tjetërFatimja ia thotë në sy Gruevskit: T’ka ardh dakiku…